Përball gurëve, zjarrit, maskkave, kaosit këto ditë në Tiranë, këto ditë nuk do të qëndrojë vetëm policia por edhe ligji.
“Pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë në vetvete një konflikt me ligjin. Thjesht mbulimi. Kush nuk do që të marrë përgjigje me gaz lotësjellës, nuk ka nevojë fare të mbulohet” tha Rama.
Edhe ata që këto ditë kanë vepruar të mbuluar, paralajmëroi Rama do të zbulohen.


“Duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, sepse do t’i ndjekim këmba-këmbës. Do t’i ndjekim këmba-këmbës përmes syve të teknologjisë”, u shpreh ai.
Paketa e masave është më e gjerë. Kufizimet do të jenë të forta për të lëvizur jahstë vendit.
“Ne do të vendosim në një regjistër të veçantë njerëzit e dhunshëm dhe patjetër që do t’ju mbyllim shumë aksese. Do t’ju mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, nëpër hotele, nëpër trena, nëpër të gjitha mjetet e transportit dhe natyrisht që do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën me vendet e Bashkimit Europian për t’ua ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm” – shtoi Rama.
Edhe familjet, të miturit e të cilëve dalin në protestë, do të kenë faturë të rëndë, deri në heqjen e shërbimeve.
“Do t’u vi fatura në familje, do të paguaj familja, nuk do të marrë asnjë shërbim nga shteti familja e një të mituri që djeg pronën e tjetrit.” theksoi ai.
Kreu i qeverisë nuk ka asnjë dyshim mbi faktorët që kanë krijuar trazirat e fundit.
“Kjo është një dhunë e orkestruar. Është një dhunë e lidhur me elementë të brendshëm dhe të jashtëm. Është një dhunë e lidhur edhe me çka ndodh në qytete të tjera, në kryeqytete të tjera të Europës, përmes një lëvizje anarkiste neo-komuniste e cila quhet Antifa” tha kreu i qeverisë.
Pavarsisht reagimit të ftohtë ditët e para, Rama tha këtë të mërkurë se informacionet e tij tregonin për skenarë të rrezikshëem, sic ishte 21 janari.
“Kemi qenë të vetëdijshëm dhe kemi pasur edhe informacion edhe për mundësinë e skenarit më të këqinj për të provokuar një tjetër ‘’21 janar’’, për ta provokuar policinë, për të provokuar mbrojtësit e institucioneve për të reaguar në mënyrë disproporcionale duke, largqoftë, krijuar një situatë simetrike me ‘’21 janarin’’”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministri në vend ka persona që këtë situatë e shfrytëzojnë edhe për të nxitur urrejte fatare apo dhe anti-Semite por vendi ynë si me shumë shtete të tjera në botë është vend mik edhe me Izraelin, edhe me Turqinë.


