Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News Albania, ka folur lidhur me zhvillimet rreth protestave të opozitës dhe rolin e Sali Berishës në to. Sipas Petrajt, protesta e ka mbyllur ciklin e saj dhe tubimet e thirrura po shërbejnë vetëm si një formë për të mbajtur të karikuar elektoratin deri në ditën e zgjedhjeve, pasi u shkatërruan nga dhuna dhe kërkesat e gabuara politike.
I pyetur në studio mbi ecurinë e revoltës dhe lëvizjet e Berishës me protestat, Petraj bëri një analizë të drejtpërdrejtë:
“Protesta e mbylli ciklin e vet. Protesta në Shqipëri e kaloi atë fazën e rënies, gjë për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë që nuk duhet të binte, sidomos duhet të organizohej ditët e para, nuk u organizua.Do të mblidhen, është vetëm thjesht sa për të mbajtur me oksigjen atë pjesë të elektoratit të cilët duhet ta kenë të karikuar deri në zgjedhje. Asgjë më tepër nuk është kjo. Është një formë shprese që duhet t’i japin elektoratit që ‘ne do të ndryshojmë, ja do vijmë në pushtet, do vijmë këtu, do vijmë atje’. Pra kjo është ajo marrëdhënie për të cilën thirren edhe këto protesta.


