Një valë e re kërcënimesh për bomba ka vënë në alarm sërish Italinë, pasi rreth 1,803 shkolla në disa rajone të vendit kanë marrë e-mail-e kërcënuese, duke shënuar incidentin e dytë të këtij lloji brenda 48 orëve.
Në e-mail-et kërcënuese, dërguesi përdorte emrin Mikhail Andropov dhe pretendonte se do të kryente shpërthime në ndërtesa të ndryshme. Mesazhet përmbanin edhe deklarata ekstremiste dhe kërcënime ndaj qytetarëve italianë.
Pas marrjes së njoftimeve, autoritetet italiane kanë ndërmarrë kontrolle në institucionet e prekura, të cilat kanë rezultuar të rreme
Ky është incidenti i dytë i këtij lloji brenda 48 orëve në Itali. Një ditë më parë, 6,300 institucione arsimore morën e-mail-e të ngjashme kërcënuese, duke shkaktuar evakuime dhe angazhim të forcave të sigurisë.


