Debat në Kuvend për progresraportin e BE/ Seanca e mocionit u kërkua nga PD, mbahet në 10 dhjetor

#NËRADAR


Konferenca e Kryetarëve ka vendosur pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend mbi progresraportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Debati parlamentar do të zhvillohet më 10 dhjetor, ndërsa palët nuk kanë arritur dakordësi për projektkalendarin e punimeve të Kuvendit. Për këtë arsye, ai do t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim seancës plenare.

Në kërkesën e saj, opozita ngre shqetësimin për dobësimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe kufizimin e rolit të opozitës në Kuvend.

Këto çështje pritet të jenë pjesë e debatit parlamentar mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026.



Skip to toolbar