Vota e buxhetit konfirmon maxhorancën/ Dita e parë pa Elisën, shumica asnjë rrjedhje. Pro edhe Çuçi

#NËRADAR


Miratohet nen për nen dhe përfundimisht buxheti 10 miliardë euro dhe paketa fiskale për 2027.

Pas një seance normale maratonë prej 18 orësh, në orët e para të mëngjesit buxheti e paketa fiskale u miratuan me 80 votat socialiste, ndërsa opozita votoi me 22 kartonë të kuq kundër.

28 amendamentet e opozitës për buxhetin u rrëzuan të gjitha.

Ndërsa u miratuan dy amendamente të socialistëve të propozuara në minutën e fundit.

Uji i ambalazhuar u hoq nga lista e produkteve të uljes së TVSH-së në 6%, duke e tatuar me 21%.

Po ashtu u miratua shtyrja e afatit të përjashtimit të hoteleve dhe resorteve të markave ndërkombëtare me 4-5 yje me status special për 10 vite nga tatimi mbi fitimin deri në dhjetor 2029. Afati skadonte në dhjetor 2026, por me amendamentin e ri, përfitojnë edhe hotelet dhe resortet të cilat arrijnë të marrin statusin special brenda dhjetorit 2029.

Po ashtu, me 79 vota socialiste u miratua edhe akti normativ për tubimet, përfshi edhe nenin 5 për gjobat për protestuesit që bllokojnë qarkullimin rrugor, që përkohësisht u pezullua nga Gjykata Kushtetuese deri në një vendim përfundimtar.

U miratua edhe akti normativ për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara nga protesta e dhunshme e tetorit.

Mazhoranca socialiste u tregua sërish solide. Rama nuk shkoi në seancë, por gjithë deputetët e tjerë votuan pro buxhetit.

Opozita po ashtu ishte solide, me disa prezente dhe disa jo, në bllok ishte kundër buxhetit.

Kurse deputetja më e re opozitare, Elisa Spiropali, aksionin e ri kundër PS-së e nisi me xhiro televizive dhe bojkotim parlamentar.a detyra e kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).



Skip to toolbar