Helmohen 50 persona në Kukës, analizat tregojnë se uji i pijshëm del i pastër

AKTUALITET


50 persona janë shfaqur me shenja helmimi në Spitalin Rajonal të Kukësit, për arsye ende të paqarta. Personat e shtruar janë banorë të lagjes nr. 1 dhe asaj të Vilave, të cilët aludojnë se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Në një deklaratë për mediat Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor e ka hedhur poshtë faktin se uji i pijshëm mund të ishte shkaktari i helmimit. Shefja e Epidemiologjisë, Denisa Duraku tha se analizat e ujit treguan se ai është plotësisht i pijshëm, i pastër bakteriologjik dhe se klori është në parametrat e duhur.

Sipas saj shkak i helmimit mund të jenë bërë virozat e stinës dhe përhapjes së tyre në mënyrë ngjitëse. Gjithashtu Duraku u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me ushqimet që konsumojnë dhe higjienën e tyre

“Po monitorojmë situatën, kemi ngritur grupet e punës. Situata nuk është alarmante, nuk ka problem dhe nuk ka arsye për panik. Kemi identifikuar rastet, janë kryesisht sporadike, shume pak janë në lidhje familjare. Duke qene se është situatë e verës, është stina është viroze, është edhe ngjitëse në momentin që shfaqet. Kemi monitoruar në vazhdimësi ujin, është i pastër, nuk ka ndotje klori në nivelet e duhura. Pacientët e prekur falsin për konsumin e bostanit të pjeprit. Duhet veçuar higjiena familjare, ajo vetjake në këtë moment qe jemi në një stinë virozash”, tha Duraku.



Skip to toolbar