Teatri, Bogdo: Një ndyrësirë komuniste, të prishet që nesër

AKTUALITET


Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar ka përfshirë në debat, tashmë jo vetëm politikën, por edhe aktorë të shumtë, të cilët janë pro ndërtimit të teatrit të ri.

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo është dakord që teatri të prishet që në këtë moment dhe aty të ndërtohet një tjetër modern, pasi sipas tij, ai shërben vetëm për disa aktorë që janë si shushunja e presin të marrin para vetëm nga shteti.

“Jam dakord të prishet që nesër. Mendoj që 96% e njerëzve aty janë të paaftë nga ana profesionale. Aktorët kanë hallin se do bëhet një teatër i jashtëzakonshëm dhe do bëhen biletat me 20 mijë lekë dhe do bëhen shfaqje private dhe nuk do paguhen më nga shteti. Privati do që të mbushet salla, dhe salla do aktorë të mirë për t’u mbushur. E ke dëgjuar Çim Xhepën të thotë që të mos prishet teatri. Unë dua që ai të shembet dhe të ikin shumica e atyre shushunjave që kanë 40 vjet që rrinë kot. Shteti do bëjë sforco që të investojë në të. Teatri është një ndyrësirë komuniste, më i keqi në botë. Ky teatër vetëm humbje sjell”, ka thënë aktori.



Skip to toolbar