Moti i keq, i papritur, ka sjellë pasoja të rënda në vend. Pas vdekjes së 2 pushuesve dhe shpëtimit të 26 të tjerëve në plazhet e vendit, në Shkodër është regjistruar një aksident rrugor me vdekje.
Mësohet se si pasojë e erës dhe fortë dhe shirave të dendur, drejtuesi i motorit, i cili është identifikuar paraprakisht si Viktor Ndoja, 37 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë. Ngjarja është regjistruar në Vukatanë, ku përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën drejtuesit të motorit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka shoqëruar drejtuesin e makinës, ndërsa është tentuar t’i jepet ndihma e parë drejtuesit të motorit, por që ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë.