Bashkia Rrogozhinë kalon pa incidente nga PDIU të PS

Më të fundit


Pas Devollit, të martën është konstituar Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës dhe është betuar kryetari i ri i Bashkisë, Haxhi Memolla. Por ndryshe nga qyteti juglindor, në Rrogozhinë nuk ka pasur ndonjë protestë. Bashkia e drejtuar nga PDIU ka lënë funksionet në drejtim të të zgjedhurve të PS.

21 anëtarëve të rinj të këshillit bashkiak kanë marrë detyrën, ndërsa 20  prej tyre i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një është i Demokracisë Sociale është betuar edhe kryetari i ri i bashkisë, Haxhi Memolla.

Të pranishëm në këtë proces ishin Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, e cila së bashku me Ervin Bushatin drejton qarkun e Tiranës. Rrogozhina është një prej bashkive ku Partia Socialiste nuk pati kundërshtarë përballë më 30 qershor, ndërsa tashmë nga PDIU-ja kalon në drejtimin e PS-së. Të martën pritet që të konstituohen edhe këshillat bashkiakë të Tiranës dhe të Kavajës.



Skip to toolbar