Drejtonin makinën të dehur dhe pa patentë, 23 persona në pranga vetëm në 1 javë

AKTUALITET


23 persona janë arrestuar nga Policia vetëm gjatë 1 jave për shkak se 9  prej tyre drejtonin makinën në gjendje të dehur, 11 të pa pajisur me leje drejtimi si dhe 3 të tjerë për ofrim ryshfeti ndaj efektivëve të policisë.

Këto arrestime janë bërë gjatë javës pas kontrolleve të ushtruar nga ana e policisë për pandalimin e aksidenteve.

Sipas policisë, në këtë aksion janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se:

• janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

• janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.

• janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe  zanore.

• janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit.

• janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.



Skip to toolbar