Kryemadhi tradhton Bashën, besnike ndaj Metës. Kërkesë KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje

AKTUALITET


Teksa anëtarët e mazhorancës në KQZ kanë marrë lejen e zakonshme, dhe nuk kanë nisur asnjë procedurë për të zhvilluar zgjedhje në 13 tetor (pasi është një datë antikushtetuese dhe e rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor), partia e Monika Kryemadhit i ka dërguar një kërkesë KQZ që të regjistrohet në zgjedhjet e 13 Tetorit.

Ka qenë Endrit Brahimllari ai që ka dorëzuar kërkesën për regjistrim, duke njohur kështu dekretin e Presidentit Ilir Meta dhe duke tradhtuar qëndrimin e pandryshuar të Bashës për të mos u futur në zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa një qeveri tranzitore.

Data 5 gusht  është edhe afati i fundit i regjistrimit nëse zgjedhjet do të organizoheshin në 13 Tetor.

Pas LSI-së edhe Partia Republikane i ka kërkuar KQZ që ta regjistrojë si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 13 tetorit.

Aleatët e PD-së i kërkuan KQZ-së që të nisë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor, por mbledhja e së shtunës dështoi për shkak se anëtarët e PS-së në KQZ nuk morën pjesë në mbledhje me argumentin se janë me leje vjetore. I vetëm u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri i cili për mungesë kuorimi e cilësoi mbledhjen të mbyllur, pa marrë në shqyrtim kërkesën e partive aleate të PD-së. Bazuar në Kodin Zgjedhor partitë duhet të regjistrohen në zgjedhje 70 para datës së zhvillimit të tyre, afat ky që përfundon sot. Megjithëse data 13 tetor është një datë e rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor në argumentet e dhëna për dekretin e Metës për 30 qershorin. Të njëjtat argumente vlejnë edhe për dekretin për 13 tetorin, pasi që të dy dekretet janë marrë përtej afateve kushtetuese dhe në kundërshtim me kompetencat që kushtetuta i njeh presidentit. Ligjërisht nuk ka zgjedhje në 13 tetor.



Skip to toolbar