Meta nuk dekretoi Kodin Penal, Balla e cilëson “President në detyrë”

POLITIKË


Numri dy i Partisë Socialiste e ka cilësuar kreun e shtetit “President në detyrë”, duke paralajmëruar se tashmë mazhoranca nuk tërhiqet për shkarkimin e tij, pavarësisht se Meta vijon të kthejë mbrapsht ligjet e propozuara nga Kuvendi.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka reaguar menjëherë, pasi presidenti Meta ktheu pas ndryshimet në Kodin Penal, duke thënë se ai nuk mund t’i pengojë ato, por në shtator secila prej ndryshimeve të kontestuara do të hyjë në fuqi. Gjatë gjithë reagimit të tij, Balla i është referuar kreut të shtetit “President në detyrë”, duke akuzuar Metën, se me kthimin e fundit të propozimit për ndryshime në Kodin Penal, ai nuk do që të kriminalizojë një sërë shkeljesh e fenomenesh, të cilat aktualisht janë trajtuar si kundërvajtje penale, ndërsa Kuvendi ka kërkuar ashpërsimin e dënimeve për këto shkelje.

Balla me anë të një reagimi të gjatë ka renditur të gjitha fushat ku janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal ndërsa thotë se Meta me veprimet e tij vërtetoi se penguesi kryesor dhe  po privon shqiptarët nga e drejta për të qenë të mbrojtur nga rastet e abuzimeve.

Sot Presidenti në detyrë Ilir Meta ktheu mbrapsht ndryshimet në Kodin Penal, sepse ai nuk qenka dakord që në një shoqëri…

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Dienstag, 6. August 2019


Skip to toolbar