Trafikanti belg i kokainës kërkonte strehë, kapet në Morinë

AKTUALITET


Policia kufitare e Morinës bën të ditur se ka vënë në pranga një 26-vjeçar belg, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një bande kriminale që merrej me trafikun e kokainës.

Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me Interpol Tirana, Interpol Brukselin dhe Interpol Bern Zvicër, vë në pranga dy persona në kërkim ndërkombëtar. “Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q, është pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

Krahas tij është arrestuar dhe një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra. Në harkun kohor 21 Dhjetor 2018 dhe 13 Mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B, dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert, dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash.



Skip to toolbar