Skandali me pronarin e restorantit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjollë, duke u hedhur me trup mbi makinën në ecje ka shokuar mbarë vendin.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregon se si mirëpriten turistët që futen në Shqipëri në pikat kufitare të vendit.
Fushata e disa të rinjve quhet ‘Smile Albania’, ndërsa u shpërndajnë fletëpalosje pushuesve që futen në vend, ndërsa u flasin atyre edhe për Shqipërinë.
“Me buzëqeshjen e Shqipërisë në të gjitha pikat hyrëse të vendit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar edhe videon me mesazhe nga turistët.