Rikthehen radhët e emigrantëve, vargu i makinave 1 km i gjatë në Kakavijë

AKTUALITET


Kthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi ka shënuar fluks automjetesh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Rreth 1 km është radha në këtë pikë kufitare në Gjirokastër. Përveç se në dalje, radhë ka edhe në hyrje të doganës shqiptare.

Pasi kanë kaluar pushimet në atdhe, emigrantët kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë. Tradicionalisht emigrantët zgjedhin dy javët e para të gushtit për të kaluar pushimet në atdhe. Gjatë ditës së djeshme, në këtë pikë kufitare kanë “përpunuar” 13480 shtetas,  5852 në hyrje dhe 7624 në dalje.

Situata e radhëve të gjata në Kakavijë nuk është e panjohur, pasi e njëjta situatë ndodh çdo vit, sidomos me palën greke, ku autoritetet kufitare punojnë me më pak kabina përpunimi se ato shqiptare, duke u justifikuar që nga oficerët me leje  e deri te prishja e sistemit të kompjuterëve.



Skip to toolbar