Zemra e derrit do zëvendësojë atë të njeriut brenda 3 viteve


Shkenca përparon me hapa galoponte dhe shpesh arrin të bëj gjëra që njerëzit në botë nuk i kishin imagjinuar kurrë ose i kanë parë vetëm nëpër filmat fantastiko-shkencorë. Një nga pretendimet e reja të shkencës dhe mjekësisë është që të zëvendësojnë zemrën e njeriut me atë të derrit dhe kjo pritet të bëhet realitet shumë shpejt.

Një ndër kirurgët më të njohur dhe i pari që arrit të bënte transplantin e parë të suksesshëm në Britani para 40 vjetësh, Sir Terence English, ka deklaruar se zemra e derrit mund të “vendoset” tek njerëzit ‘brenda tre vjetësh’.

Kirurgu britanik Sir Terence English

Kirurgu tha se fillimisht transplanti do të nisë me zëvendësimin e një veshke njerëzore me një veshke të derrit përpara fundit të vitit. “Nëse kjo përshtatet atëherë do të tentojmë me zemrën.  Nëse transplantimi është i suksesshëm me veshkën, do të funksionojë edhe me zemrën.” është shprehur Sir Terence.

Organet e derrit mund të jenë një zgjedhje e mirë për transplantim te pacientët njerëzorë, pasi organet e tyre kanë tendencë të jenë të përmasave të ngjashme dhe dy gene të derrit mund të modifikohen dhe përdoren edhe tek njerëzit. Përmes përdorimit të teknikave të fundit të redaktimit të geneve për të modifikuar organet para transplantimit për të ulur rrezikun që ata të refuzohen nga trupi i dhuruesit e bën këtë proces edhe më shpresëdhënës.

Operacioni i parë i veshkësh do të testohet tek majmunët dhe nëse është i suksesshëm do të testohet tek njerëzit.

Sir Terence u shpreh se “Do të ketë njerëz që mbrojnë të drejtat e kafshëve që do të protestojnë dhe ta quajnë një mënyrë të gabuar. Por nëse mund të shpëtosh një jetë, nuk është ndoshta pak më mirë? ‘



Skip to toolbar