Fshatarët i kanë vënë flakën rrjetit elektrik në fshatin Shënpjetër të Fierit, duke lënë gjithë zonën pa energji elektrike.
Shkak për zjarrin janë bërë vetë fshatarët të cilët i kanë vënë flakën arës për ta pastruar por zjarri ka marrë dhenë dhe është përhapur me shpejtësi duke dëmtuar rrjetin elektrik të furnizimit me energji. Menjëherë sapo është njoftuar OSHEE ka bërë të mundur stakimin e energjisë elektrike për shkak se përcjellësit elektrik ishin shkrirë nga zjarri, gjë që mund të sillte edhe pasoja më të rënda për shkak të kontaktit të rrymës me tokën.
Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:15 minuta. Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për shuarjen e plotë të këtij zjarri