Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga një aksident i ndodhur në Gjirokastër, ndërkohë që nga plagët e marra, mjekët janë detyruar ta nisin të aksidentuarin me helikopter drejt Tiranës. Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër–Kakavijë, në afërsi të fshatit Grapsh, ku një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një 20-vjeçar, ka përplasur 62-vjeçarin e identifikuar si Flamur Pashaj.
Mësohet se 62-vjeçari po kalonte rrugën për të shkuar në anën tjetër, ku kishte parkuar automjetin e tij, kur është përplasur nga automjeti. Pashaj u dërgua me helikopter drejt Tiranës, ndërsa i riu është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.
Vendi ku ndodhi aksidenti, në afërsi të fshatit Grapsh, është mjaft problematik sa i takon aksidenteve, kjo për faktin e mungesës së mbikalimeve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.