Atentat te “Xhamlliku”, qëllohet për vdekje brenda makinës një person

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e së martës. Një person, në rrugën “Xhanfize Keko”, afër zonës së Kinostudios, është qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30, ku paraprakisht dyshohet për një atentat ndaj një personi.

Dyshohet se autori i ngjarjes, pasi ka kryer krimin, është larguar në drejtim të zonës së “Freskut” në Tiranë.

Ndërkohë, policia është lajmëruar dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës ka mbetur për minuta të tëra brenda mjetit deri në mbërritjen e ekspertëve të kriminalistikës, ndërkohë që identiteti i personit të vrarë nuk bëhet i ditur.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, për të arrestuar në kohë personin e dyshuar të këtij atentati. Të shtënat e armës kanë alarmuar banorët e zonës ku ka ndodhur ngjarja.



Skip to toolbar