Të paktën 25 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një bar në Meksikë, për të cilin policia thotë se ishte vendosur qëllimisht nga anëtarët e një bande.
11 të tjerë u plagosën rëndë nga zjarri i rënë në barin me emrin Caballo Blanco (Kali i Bardhë) në Coatzacoalcos, një qytet port në Veracruz, të martën në mbrëmje.
Të mbijetuarit thanë se autorët bllokuan daljet përpara se të vinin zjarrin. Mediat meksikane raportuan se bari ishte i mbushur me armë zjarri dhe molotov.
Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se sulmi ishte “i turpshëm”, dhe se një hetim do të shikonte sesi disa prej të dyshuarve ishin liruar së fundmi nga paraburgimi.
Guvernatori rajonal Veracruz Cuitláhuac García tha se policia ishte në ndjekje të sulmuesve dhe u zotua se ata “nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar”.
Më vonë, ai shtoi se një i dyshuar, i quajtur Ricardo, ishte i njohur si “La Loca”, i çmenduri, ishte liruar 48 orë pas arrestimit të tij muajin e kaluar.