Pronari i shtëpisë, thikë punëtorit

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Një 51-vjeçar është goditur me thikë teksa po kryente  punime në shtëpinë e agresorit.

I plagosuri Dashamir Lecini ka marrë plagë të rënda në trup nga sulmi me thikë, ndërsa autori i krimit Stefan Agolli rezulton me precedentë penalë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës dhe po merr trajtim të specializuar, ndërsa agresori është vënë në pranga të policisë. Policia po punon për zbardhjen e plotë  të ngjarjes.



Skip to toolbar