Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës ku dy persona me maska dhe me armë kanë dhunuar një çift dhe u kanë grabitur makinën.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të autostradës Tiranë –Durrës. Personat e armatosur dhe të maskuar nën kërcënimin e armës kanë ndaluar çiftin dhe u kanë grabitur automjetin tip “Fiat”.
Policia e Tiranës ka ngritur pika të shumta kontrolli në kryeqytet dhe është në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje. Policia vijon punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.