Veliaj, kritika qeverisë për lejet mjedisore. Kërkon t’i japë vetë

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kritikuar qeverinë që ende mban të drejtën e firmës për lejet mjedisore ndërkohë që kërkoi që këtë të drejtë ta kenë bashkitë që janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me problemet lokale. Ai mori si shembull rastin e kryetares së bashkisë së Durrësit që nuk mbyll dot një disko që bën zhurmë pa lejen e ministrit.

 “Kolegia ime në Durrës për një disko që bënë zhurmë duhet të marri ministrin. Qeveria nuk ka pse të japë leje mjedisore për furrën e bukës në katin e parë, se ajo furra e bukës që ka marrë leje mjedisore i ka futur edhe një të prishur kolonës së pallatit dhe hajde kape ti pastaj kur ai thotë kam leje mjedisore. Kurse kryetari i bashkisë që rri përditë me njerëzit, që ka emrin e vet në fletë të votimit, që në fund të ditës kova e përgjegjësisë që kalon tek ai ose tek ajo ai s’ka ku shkon nuk mund të japë gjëra të papërgjegjshme”, tha Veliaj ndërsa shtoi se inspektoriatet mjedisore duhen shkrirë se janë të korruptuara.

“Dhe unë jam 100% dakord me kryeministrin këto inspektoratet mjedisore janë 100% të korruptuara që duhen shkrirë, duhen shkrirë, kurse kryetari i bashkisë është zgjedhur nga populli dhe nesër e di që do të shkojë prapë aty. Kështu që o do të jetë i përgjegjshëm kur jep një leje lavazhi, gomisteri shumica e kateve të para në Tiranë janë me gomisteri të cilat kanë leje mjedisore”, tha Veliaj, teksa shtoi se kjo situatë duhet të marrë fund njëherë e mirë. “Nuk funksionon kjo histori. Dhe kjo rrumpallë duhet të marrë fund. Tani nuk kemi as alibi, se më para thoshim e ka një aleat në ministri, por ja çfarë t’i bëjmë se ne e kemi qeveri e kështu, sepse na duhen votat. Po tani? Gjithë kryetarët e Bashkisë me gjithë qeverinë, ne dhe për një gjë që e do kryeministri, ministri kryetarët e bashkive, kush është Shvejku që bllokon”, tha Veliaj.



Skip to toolbar