Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të premten të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Dhurata Haveri, e cila ishte gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
Vendimi për largimin e saj nga detyra është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.
Sipas raportit të komisionit, Haveri prej 1991-2014 ka një bilanc negativ të pajustifikuar në vlerën e 8.8 milion lekë. Ndërsa po ashtu një hua e marrë prej saj tek një i afërm në Shkodër në vlerën e 5 milion lekëve nuk u provua me dokumente.
KPK në hetimin e kryer për Haverin zbuloi se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i saj noter, nuk korrespondonin me dokumentacionet e marra në institucionet tatimore të vendit.
Si rezultat, KPK vendosi të shkarkojë nga detyra dhe të largojë nga sistemi gjyqtaren Haveri.