Ambasadori gjerman: Zgjidhja e krizës nuk është detyra jonë

AKTUALITET


Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf është shprehur se kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet nga partitë politike shqiptare dhe jo nga ndërkombëtarët. Në një intervistë për Klan plus, Zingraf është shprehur se gjetja e një kompromisi është detyrë që u përket institucioneve shqiptare dhe jo ambasadorëve të huaj. Në këtë kuadër Zingraf ka vlerësuar hapin e hedhur nga opozita për t;u ulur në tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

“Gjetja e një kompromisi është për institucionet shqiptare nuk është detyra jonë. Kam parë se hapi i parë u realizua dje për tu ulur së bashku pozitë – opozitë. Vlerësoj faktin se edhe opozita jashtë parlamentit dërgoi për herë të parë përfaqësuesit e saj në tryezën e reformës zgjedhore. Mendoj se institucionet dhe partitë politike shqiptare do ta gjejnë një zgjidhje”, deklaroi ambasadori gjerman.

Nëse do të ndikojë zgjatja e krizës në vend për një përgjigje lidhur me negociatat, ai ka thënë se “nuk mund të spekuloj”.

Ndërsa lidhur me vendimin e Bundestagut për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, Zingraf tha se tashmë drita jeshile për Shqipërinë varet nga shtetet e tjera të BE, Berlini e tha fjalën e tij.

“Drita jeshile për Shqipërinë varet tashmë nga shtetet e tjera anëtare të BE, ne kemi vendosur një po me kushte, ndërkohë që presim tashmë se çfarë do të vendosin shtetet e tjera. Cdo propozim që sjellin individualisht shtete, duhet të përkthehen në gjuhën përfundimtare me vendimin e këshillit. Ju them për Berlini ku kemi shumicë deputetesh për një po në parim, por me disa kushte”- tha ai.

Bundestagu gjerman votoi të mërkurën në mbrëmje me shumicë votash pro hapjes së neglociatave mes Shqipërisë dhe BE. Vendimi i Gjermanisë mendohet se do të ndikojë pozitivisht edhe tek shtete e tjera europiane, që vijojnë të jenë skeptike, siç janë Franca dhe Holanda. Shqipërian dhe Maqedonia e Veriut presin një përgjigje pozitive nga Këshilli i Europës që do të vendosë për këto dy shtete më 18 tetor./realstory.al



Skip to toolbar