U dënua me Tahirin, Jaeld Çela në arrati kërkon pafajësi

AKTUALITET


Ish drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, ka apeluar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, që e dënoi atë me 3 vite burg.

Ish drejtori i Policisë së Vlorës, Çela, i cili vazhdon të jetë në arrati, përmes avokatëve të tij kërkon pafajësi në Gjykatën e Apelit, ndërsa Gjyakata e Shkallës së Parë e dënoi atë me 3 vite burg për shpërdorim detyre.

Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj në trafikun e drogës.

Nga ana tjetër ish ministri Tahiri, pritet ta paraqesë të enjten kërkesën e tij për apelim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ish ministri Tahiri u akuzua nga kjo gjykatë për shpërdorim detyre por nuk do të qëndrojë asnjë ditë në burg por do të kryej shërbim e provës për 3.4 vite. Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat e prokurorisë kundër ish ministrit për grup kriminal dhe trafik droge, por e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre për kanabizimin e vendit gjatë kohës që mbajti detyrën e ministrit.

Vetë Tahiri e ka cilësuar qesharak vendimin e gjykatës dhe ka deklaruar më herët se do ta apelojë atë dhe do të kërkojë pafajësi./realstory.al



Skip to toolbar