Vonesa përjashton Donika Prelën nga gara për KLP. Zgjidhet Keshi e Dibrës

Më të fundit


Asambleja e Përgjithshme e Prokurorisë ka përjashtuar të premten nga gara për postin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokuroren Donika Prela, duke lënë vetëm dy prokurorë në garë, konkretisht Esmeralda Keshin dhe Vladimir Maran.

Shkak për përjashtimin e Prelës nga gara ka qenë vonesa e saj në mbledhje. Për shkak se Prela mbërriti vonë, Asambleja vendosi që ajo të mos marrë pjesë në garë.

Të pranishmit morën pjesë në votim ku vetëm dy prokurorë ishin kandidatë për postin në KLP.

Prokrurorja Esmeralda Keshi është zgjedhur me 133 vota anëtare e Këshillit të Lartë të Prokrurorisë. I gjithë procesi i votimit është mbikëqyrur edhe nga kryeprokurorja Arta Marku. Keshi zëvëndëson në këtë post Gentian Osmanin, i cili u shkarkua nga vettingut për shkak se nuk justifikonte pasurinë.

Keshi konkurronte në këtë garë përballë prokurorit Vladimir Mara.



Skip to toolbar