Ndërsa Kosova bëhet gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi të zhvilluar me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ndërsa ai thotë: “lista e kandidatëve të subjekteve politike” .
Më pas presidenti i Serbisë pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, dhe i thotë: “Seferi, a i thash mirë?”
“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiç apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.
Prej vitesh shtetasit e Kosovës i është dashur të mësojnë serbishten për të komunikuar me pushtuesit, por siç duket kohërat kanë ndryshuar dhe vetë presidenti serb po mundohet të mësojë shqip.