Bernard Toçi, vëllai i policit që mbeti i plagosur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku mbeti i vrarë një person, ka dalë të dielën para gjykatës së Kavajës, ku do t’i caktohet masa e sigurisë. Toçi u arrestua ditën e enjte, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, pak pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatjas, iu gjetën 7 dosa kokainë.
Befasues ka qenë veprimi i babait të dy djemve, pasi ai ka paraqitur një deklaratë noteriale ku deklaronte se kokaina ka qenë e tij, ndërsa pretendon se e përdorte për qetësues. Deklarata noteriale është paraqitur nga avokati i Bernardit, ndërsa vetë ky i fundit, i cili ka qenë edhe më herët i proceduar për lëndë narkotike, nuk ka pranuar të thotë asgjë para gjykatës, duke pretenduar se mbrojtjen ia ka lënë në dorë avokatit.