Brahim Brahimaj, Olti Duçe dhe Klodian Lekoçaj u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos. Mediat greke raportojnë se kreu i grupi është pikërisht Lekoçaj, i cili ka lidhje me personazhe të errët të nëntokës greke. Madje, grekët e kanë cilësuar grupin e tyre si “mafia shqiptare në burgje” duke iu referuar Lekoçajt.
Ndërkohë, në mediat greke janë publikuar pamje e Brahim Brahimajt, i njohur si “killeri” nën urdhrat e Lekoçajt. I qetë fare, duke tymosur puro dhe i përqendruar në celular, ndërsa mban kufje në vesh shfaqet në fotografi shqiptari Brahim Brahimaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos. Mediat greke kanë publikuar fotot e tij me veprimet që janë të ndaluara për të burgosurit. Megjithatë, ai veç fotos, Brahimaj ka publikuar edhe një mesazh.
“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediat në shtetin fqinj.
Këto foto publikohet vetëm një javë nga vendimi që dha Gjykata e Apelit në Athinë, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasje dhe 11 vjet shtesë për dy grabitje me dhunë. PO ashtu, Olti Dulçe dhe Klodian Lekocja, u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e avokatit.