Kryeministri Edi Rama ishte të hënën i pranishëm në Fakultetin e Mjekësisë nga ku përshëndeti nisjen e vitit të ri akademik për të gjithë studentët dhe nga ku dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të hapet spitali i ri i kirurgjisë në QSUT.
“Ne zgjodhëm këtë Universitet për fillimin e një viti të ri akademik sepse ky është universiteti ku nga njëra anë hyjnë studentët më të mirë dhe nis një rrugëtim për t’iu bërë pjesë e frontit më të vështirë sepse nuk bëhet fjalë thjesht për të marrë një profesion por shumë më tepër se kap sepse siç e thoshte hipokrati të dashurosh mjekësinë do të thotë të dashurosh njerëzimin. Nga mjeku kërkohet të bëjë mrekullira dhe kur ato nuk janë të mundshme ato i kthehen mjekut në stres dhe kosto morale dhe për më tepër në vendin tonë ku është e vështirë vendosja e një raporti të shëndetshëm me mjekun. Baza e patundur e vlerave të këtij universiteti e cila është eksperienca e viteve themi me bindje se Universitetit është në një gjendje më të mirë se dje. Së shpejti çelet spitali i ri modern i cili do të vendosë një standard të ri. Është shumë e rëndësishme që komunikimi mes nesh të vazhdojë. Ju uroj shumë shëndet dhe suksese”, përfundoi Rama.
Si kryeministri, ashtu edhe ministrja e arsimit premtuan se qeveria do të vijojë zbatimin e Paktit për Universitetin që parashikon përgjysmimin e tarifave të studimeve si dhe mbështetje me bursa për studentët e ekselencës dhe studentët që i përkasin kategorive në nevojë.