Britania arrin marrëveshje për BREXIT

AKTUALITET


“Kemi një marrëveshje të re që na kthen kontrollin”, kështu shkruan kryeministri i Britanisë, Boris Johnson. Ai shkruan në twitter se Britania dhe BE kanë arritur një marrëveshje të re e cila i jep Britanisë kontrollin e duhur dhe të shtunën pritet të miratohet në parlamentin britanik.

“Tani Parlamenti duhet ta miratojë Brexit të shtunën, në mënyrë që të mund të kalojmë në përparësi të tjera si kostoja e jetesës, NHS, lufta kundër krimit të dhunshëm dhe mjedisi”, shkruan Johnson.

Edhe BBC raporton se marrëveshje e re për Brexit është arritur mes ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.

Të dy palët kanë punuar për tekstin ligjor të marrëveshjes, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë dhe BE-së.



Skip to toolbar