Kreu i burgjeve kritikoi sigurinë, ndryshohen 13 drejtorë

AKTUALITET


Vetëm një ditë pasi kreu i burgjeve dha alarmin për sigurinë në Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale, duke raportuar para komisionit të sigurisë, burgjet shqiptare janë përballur me një “furtunë” ndryshimesh, ku janë lëvizur pjesa më e madhe e drejtuesve të burgjeve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka ndryshuar thuajse ndryshuar 70% e drejtuesve të burgjeve në vend, duke filluar që nga Tirana, Lezha, Durrësi, Elbsani, Fushë-Kruja, Lushnja, Shkodra, Tepelena, Vlora dhe Saranda.

Konkretisht në IEVP Lezhë është emëruar Bukurosh Malluta; Durrës – Agron Hysi; Elbasan – Ermal Kurti; IEVP 313 Jordan Misja – Eduard Strugaj; Fushë Krujë – Qazim Hoxha; IEVP 302 Mine Peza – Aurel Jazxhi; Vaqarr – Fatbardha Hoxhalli; Lushnjë – Zoi Rrushi; Shkodër – Dede Zhivani; Tepelenë – Nasip Hoxha; Vlorë – Egon Velaj; Sarandë – Redi Rama; Krujë – Petrit Myslymi

Ndryshimi i drejtorëve të burgjeve mësohet se ka ardhur pas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili vetëm një ditë më herët paralajmëroi në Komisionin e Sigurisë rritjen e masave në këto institucione.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, duke raportuar në Komisionin e Sigurisë mesditën e së martës mbi situatën në burgje, pranoi se situata e sigurisë në burgje është e vështirë duke dhënë edhe alarmin se ka pasur raste që janë porositur vrasje nga burgu, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të nisë implementimi i sistemit 41-bis.



Skip to toolbar