Protestat në Katalonjë anulojnë Barça-Real

SPORT


Klasikja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që ishte programuar të luhej në 26 tetor, është anuluar. Ky është vendimi që ka marrë La Liga për shkak të protestave në Katalonjë. Frika nga incidentet dhe mungesa e sigurisë për këtë sfidë, kanë çuar në anulimin e kësaj sfide kaq të rëndësishme.

“Data 26 tetor është anuluar dhe sfida nuk do të luhet. Barcelona dhe Real Madridi duhet të bien dakord për një datë tjetër deri më 21 tetor. Nëse klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët do të jetë liga që do të vendosë datën”, shkruan El Chiringuito. Situata duket kaotike në Spanjë, ndërsa tashmë i gjithë kampionati është në një udhëkryq të madh. Klubi i Barcelonës duket i pafuqishëm përballë një situate të tilla.

Katalonja po vijon një periudhë protestash dhe momente të agravuara që sollën dhe shtyrjen e këtij takimi. Nuk dihet ende se kur do të luhet kjo ndeshje, por dihet fakti që deri në datën 21 tetor, pra të hënën do të merret vendimi përfundimtar.



Skip to toolbar