Një apartament u përfshi nga flakët mëngjesin e së shtunës në zonën e Shkozës në kompleksin e banesave sociale, por fatmirësisht e gjithë familja ka shpëtuar pa dëmtime.
Zjarri ka rënë në një apartament të katit të fundit. Zjarri fillimisht ka rënë në kuzhinë dhe më pas është përhapur në të gjithë banesën. Në apartament kanë qenë çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijët e tyre, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht dhe pa lëndime.
Pasi u njoftuan për ngjarjen, forca zjarrfikëse mbërritën në vendin ku ra zjarri duke bërë të mundur shuarjen e tij. Zjarri ka shkrumbuar gjithçka brenda në banesë ndërkohë që po hetohet për shkaqet e tij.