Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë padyshim të gjitha reformat e saj, por që kontratën e saj e ka me Reformën në Drejtësi, duke paralajmëruar se në këtë kontekst, para Krishtlindjeve do të ngrihet Gjykata e Kushtetuese.
“Vendimmarrja në BE është në aksin Berlin – Paris. Unë nuk besoj se kriteret gjermane janë më dorë-lëshuar se kriteret franceze. Nëse flasim në dimension tjetër, mund të themi se Gjermania ka investuar më shumë se çdo shtet tjetër në Shqipëri. Unë nuk besoj se francezët janë më strikte se gjermanët. Në Maqedoninë e Veriut ka pasur pyetje në referendum se a jeni gati të ndryshohet emri për të ardhmen në BE. Unë dua t’iu them se Shqipëria kontratën e vet me BE, SHBA, partnerët e saj të mëdhenj e ka me reformën në drejtësi. Brenda Krishtlindjeve, do të ngrihet Gjykata Kushtetuese”, tha numri dy i PS, ndërkohë që gazetari Sokol Balla ka ndërhyrë se duhen 6 anëtarë. Por deputeti Balla këmbëngul se vendimet mund të merren me 5 veta.
Po ashtu, Balla i ka kthyer përgjigje dhe skepticizmit të PD, që rruga e Shqipërisë është padyshim ajo e kushteve të Bundestagut. “Në ka një udhërrëfyes që sot Shqipëria ka në udhën e vet është padyshim ajo që thotë Bundestagu. Vlerësimi im është që ne duhet të depolizitojmë organet që numërojnë votat. Deklaratat e DASH ishin në favor të Shqipërisë. Ky që u dha nuk është vlerësim vetëm për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut, por është për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Balla.
Gjithsesi për realizimin e kushteve të Bundestagut është treguar skeptik analisti Minxhozi. “Skena politike në Shqipëri nuk siguron asgjë që 9 kushtet e Bundestagut do të plotësohen”, deklaroi Skënder Minxhozi.