Altmayer: Jam i zhgënjyer nga BE

POLITIKË


Refuzimi i kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian javën e kaluar për të çelur negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar ashpër edhe nga ministri i jashtëm gjerman, Peter Altmayer.

“Jam i zhgënjyer nga rezultati i Samitit,” tha politikani demokrat, në një intervistë për gazetën Bild, duke iu referuar mos marrjes së vendimit për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. PO ashtu, Altmayer theksoi se kjo duhet të marrë një zgjidhje të shpejtë.

“Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë me BE dhe të pranojmë përpjekjet e tyre të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti, “tha zoti Altmayer, i cili viziton Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë të martën dhe të mërkurën.



Skip to toolbar