Bisedime të gjata, Rama ndërpret takimin me Albin Kurtin

AKTUALITET


Ka zgjatur për disa orë takimi i kryeministrit Rama me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Ai erdhi në Tiranë të premten në mbrëmje për ta nisur takimin me Ramën në kryeministri rreth orës 18.30. Por ky takim është ndërprerë dhe ka pasur një moment pushimi, siç preferon ta cilësojë kryeministri shqiptar. Vetë Rama ka publikuar foton me Albin Kurtin së bashku me kastin e aktorëve të filmit “Unë dhe Millosheviçi”, ku luan aktori i njohur francez Gerard Depardieu. Si për ironi të fatit në vizitën e tij të parë në Tiranë si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurtit iu desh të takohej me “Millosheviçin”.

Shefi i qeverisë shqiptare ka treguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se bashkëbisedimi mes dy liderëve ka qenë i gjatë dhe janë diskutuar shumë tema.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin ‘Unë dhe Millosheviçi”, shkruan Rama.

Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 25. Oktober 2019


Skip to toolbar