Vdekja e Kacifas, 1800 grekë në Kakavijë. Policia blindon Jugun

AKTUALITET


Në prag të përvjetorit të vdekjes së ekstremistit grek Kostandinos Kacifas një numër i madh personash dhe mbështetësish të tij janë futur në territorin shqiptar përmes pikës doganore të Kakavijës. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kakavijë janë futur rreth 1800 persona, shumica prej të cilëve grekë. Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë në këtë territor, policia ka angazhuar një numër të madh forcash policore. Vetëm gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës janë futur në Kakavijë mbi 500 shtetas grekë. Policia ka ushtruar kontrolle dhe ka ndaluar 2 shtetas grekë të shpallur non gratta në Shqipëri, të cilët tentonin të futeshin për ceremoninë e përvjetorit të vdekjes së Kacifas.

Dy personat e shpallur “non grata” janë kthyer nga policia, disa të tjerë për mungesë garancie dhe të tjerë janë tërhequr vetë.

Në atë zonë ka forca të shumta policie, e cila ka vendosur një postbllok edhe në Jorgucat për kontrollin e personave të dyshuar dhe për të siguruar rendin e mbarëvajtjen e ceremonisë përkujtimore.

Kostandinos Kacifas

Kostandinos Kacifas, mbeti i vrarë më 28 tetor të vitit të kaluar gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta kur u rrethua nga RENEA dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për 5 orë nga momenti i parë që hapi zjarr. 35-vjeçari nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks. Pas vrasjes atij iu sekuestruan një kallashnikov, dy karikatorë, një çantë me fishekë luftarakë, 31 gëzhoja, ndërsa në banesë uniforma ushtarake. Konstantinos Kacifa ishte minoritar me origjinë nga Bularati. Ai e kishte paralajmëruar në Facebook, sulmin ndaj Policisë pasi bënte thirrje kundër shqiptarëve.



Skip to toolbar