Rusia armatos Serbinë, Vuçiç mesazh NATO-s: Askush s’do të guxojë…

AKTUALITET


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, falënderoi Rusinë për dërgimin e raketave të sostikuara për mbrojtjen ajrore. Vuçic, gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër. “U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Vuçic. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi. Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pas gjashtë ditësh stërvitje, ndërsa Vuçic tha se qeveria e tij e ka blerë sistemin Pantsir-S. “Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishim S-400, askush nuk

do të guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçic. NATO-ja ka bombarduar Serbinë në vitin 1999 për të ndalur dhunën në Kosovë.

Serbia mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, edhe pse thotë se synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të mbetet jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.



Skip to toolbar