Qyteti bregdetar i Durrësit është pushtuar mëngjesin e së shtunës nga një mjegull e pazakontë e cilam ka shkaktuar vështirësi në ankorimin në port të anijeve dhe trageteve të udhëtarëve.
Mjegulla e dendur ka bërë që anija turistike ”Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj, të hasë vështirësi në ankorimin në port.
E ndodhur në këto kushte, anija “Sirena” ka ndezur sirena duke kërkuar orientim për akorim, sirena të cilat janë dëgjuar në qytet.
Anija turistike “Sirena” 180 metra e gjatë, me ndihmën e rimorkiatorit ka mundur që ankorohet në port.
Tragetet “AF Francecsa” dhe “Rigel III” kanë mbërritur nga Bari (Itali) në radën portuale rreth orës 08:15 dhe 07:55. Ndërsa kroçera “Sirena” me 670 turistë të huaj në bord u akostua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.
Pas rreth 12 orë qëndrimi në Durrës, është parashikuar që turistët do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, e më pas kroçera do të vijojë lundrimin drejt Argostolit (Greqi).