Sonte kthehet ora diellore, akrepat shkojnë një orë prapa

AKTUALITET


Akrepat e orës kthehen një orë prapa në orën 03:00 të natës, mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor.

Rikthimi në orën diellore tregon se do të kemi mundësi të flemë një orë më shumë, por dhe do të errësohet më shpejt në mbrëmje.

Ora diellore do të mbetet në fuqi deri në 29 mars të 2020, më pas në vitin pasardhës gjithçka do të vendoset nga vetë shtetet e Bashkimit Europian për të vendosur kë orë do të mbajnë.

Parlamenti Europian vendosi që ta heqë detyrimin për ndryshimin e orës dhe e ka lënë këtë në dorë të shteteve që ta përcaktojnë ata se si do të veprojnë.

Ende nuk dihet se si do të vijojë të funksionojë në Shqipëri, por këtë herë ndryshimi do të jetë më 27 tetor.

Ndryshimi i orës u bë që njerëzit të kenë mundësinë të shfrytëzojnë ditën dhe energjinë diellore.



Skip to toolbar