Në kampin e Alvin, ISIS merr kontrollin, vret bebe dhe i vë zjarrin tendave

AKTUALITET


ISIS ka marrë kontrollin e kampit Al-Hawl në Siri ku ndodhet edhe Alvin Berisha, por edhe shumë fëmijë të tjerë shqiptarë që janë marrë atje nga prindër me bindje ekstremiste. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ISIS nuk ka harxhuar kohë, por ka nisur ofensivën duke vrarë bebe dhe duke i vënë zjarrin tendave.

Anëtarët femra të ushataralëve të ISIS-it kanë marrë nën sundim territorin brenda kampit sirian duke zbatuar ligjet radikale të grupit terrorist mbi popullatën.

Al-Hisbah ka urdhëruar sulme kundër rojeve, duke djegur tenda, dhe duke shpërndarë armë brenda në kamp, ndërsa janë zotuar se do të rifillojë xhihadin e tyre.

Numri i xhihadistëve që shpëtojnë nga kampi është rritur shumë dhe ata që janë kapur kanë pranuar se dëshirojnë të bashkohen me militantët islamikë të mbështetur nga Turqia.

Aylul Rizgar, 30 vjeç, është administratorja e lartë e kampit dhe është kërcënuar vazhdimisht.

Ajo i tha The Times: “Unë e kam humbur numrin e herëve që gratë këtu më kanë thënë që kur të kthehet Shteti Islamik, ata do të ma presin kokën dhe do ta vendosin atë në një shteg.”

Ajo gjithashtu është sulmuar nga një nënë dhe dy vajzat e saj që e kafshuan dhe e lyen me benzinë.

Al-Hawl është shtëpia e 68,000 anëtarëve të familjeve të ISIS të cilët u vendosën aty pasi u larguan nga qëndrimi i fundit i xhihadistëve në Baghouz në fillim të këtij viti.

Mes tyre janë 10.100 shtetas të huaj, përfshirë 18 gra dhe fëmijë britanikë.

E ardhmja e kampit është ende e paqartë për shkak se Rusia dhe Turqia ranë dakord të martën të zbatojnë heqjen e luftëtarëve kurdë nga “zona e sigurt” prej 20 milje e vendosur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

E paqartë është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë që ndodhen atje, bashkë me Alvin, për të cilin kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare ka bërë shumë përpjekje për ta kthyer në atdhe por situata është e komplikuar dhe e vështirë.



Skip to toolbar