Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën pyjore të Malit të Cakranit në vendin e quajtur Gurët e Zeza, në qytetin e Fierit.
Në terren kanë shkuar rreth 30 forca zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit që po bëjnë të mundur kontrollin e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tij.
Zjarrfikësit kanë më shumë se 4 orë që po përpiqen për të shuar flakët. Fatmirësisht në zonën që ka rënë zjarri nuk ka banesa pranë.
Sipas informacioneve paraprake deri në këto momente janë djegur rreth 3-4 hektarë pyje nën kurorë.