Ambasadori hungarez: Të zhgënjyer për mos hapjen e negociatave

AKTUALITET


Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla, ka shprehur zhgënjimin për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa ka thënë se Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë dhe do të bëjë ç’është e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Ambasadori i Hungarisë, një njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të revolucionet hungarez të luftës për liri të vitit 1956, që u zhvillua në Shkodër, ku foli edhe për procesin integrues të Shqipërisë.

“Jemi të zhgënjyer për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe jemi të trishtuar që Shqipërisë i duhet të presë dhe kjo nuk është e mirë. Vendi ka të kaluar europiane dhe frymë e histori europiane.

Hungaria mbështet procesin integrues të Shqipërisë dhe ne do të bëjmë çmos që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe populli të mos humbasë shpresën”, tha ambasadori hungarez.

Balla gjithashtu tha se shqiptarët nuk duhet ta braktisin vendin e tyre por duhet të punojnë dhe të ruajnë kulturën dhe identitetin shqiptar që është një vlerë e shtuar për Europën në tërësi.

“Duhet ta ndërtoni të ardhmen këtu në vendin tuaj, në Ballkanin Perëndimor. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët. Identiteti dhe kultura shqiptare mbrohet më mirë këtu në Ballkanin Perëndimor. Vetëm së bashku mund të zgjidhni problemet”, u shpreh Balla në ceremoninë përkujtimore.



Skip to toolbar