Grida Duma u shpreh se nuk ka frikë se përfundon si Jozefina Topalli apo Majlinda Bregu, për shkak se po artikulon disa teza ndryshe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ajo deklaroi në “Real Story”, se e vetmja frikë që ka është që të mos bëj gjënë e duhur për ta bërë PD fituese.
“E vetmja gjë që më frikëson është që të mos bëj gjën e duhur që Partia Demokratike të jetë fituese. Unë besoj se politika është sa profesion aq dhe pasion. Unë e kam nisur rrugën time të kredibilitetit. Në 2013 nuk kam qenë deputete e Partisë Demokratike. As nuk jamë nxjerr nga zyra e shtypit në debate. Unë e bëja se ashtu e ndieja. Çdo njeri që ka frikë është se stepet, ndërkohë që shumica rregullojnë marrëdhëniet individuale. Nëse një njeri nuk ka frikë thotë disa të vërteta që nuk ka lidhje me mua sot”.
“Jam duke e ndihmuar lidershipin e PD që askush të mos e ndëshkojë që t`i thotë meri të gjitha përgjegjësitë ti. Një nga gjërat që nuk duhet bërë, kur unë them sot hapja e listave apo dhoma e dytë e senatit, edhe ata që nuk janë sot në zyrat e PD duhen vlerësuar nga demokratët. Unë këtu nuk paragjykoj askënd”.
“Nëse demokratët gjykojnë që kanë bërë mirë që kanë folur kundër dhe i votojnë, le të vijnë. Partia në momentin që hyn në zgjedhje nuk duhet ndëshkuar. Në atë moment që ti futesh në zgjedhje nuk i detyrohesh në zgjedhje nuk i detyrohesh më kryetarit. Nëse demokratët mendojnë ndryshe, le t`ua japim atyre ta thonë këtë gjë. Kjo çliron kryetarin nga përgjegjësia e një liste”, tha Grida Duma. /Realstory.al/