Kanosi policin me thikë, në pranga 19-vjeçari

AKTUALITET


Policia ka arrestuar 19-vjeçarin me inicialet M.B nga Mallakastra me akuzën e kërcënimit me thikë të një punonjësi policie.

19-vjeçari në qendër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Ai u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.



Skip to toolbar