Shpërthen depozita e gazit, tmerrohen banorët në Fier

AKTUALITET


Një depozitë gazi ka shpërthyer mëngjesin e së martës në Portëz të Fierit duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Pika e furnizimit me gaz është në pronësi të shtetasit me inicialet S.M.

Një zjarrfikëse ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen  e zjarrit, ndërkohë që dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë  një shkëndijë elektrike e shkaktuar gjatë mbushjes së një bombule gazi.

Banorët thonë se janë trembur shumë, pasi shpërthimi ishte shume i fuqishëm. 



Skip to toolbar