U plagos në atentat me prokurorin, ja kush është Rrumi, “i forti” i Shijakut

AKTUALITET


Realstory.al ka siguruar ekskluzivisht fotografinë e Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe me emrin Pëllumb Muharremi, ose Rrumi, i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë makinës ku ndodhej edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Rrumi njihet si një personazh i fortë i Shijakut, është një person me precedentë penalë. Aktualisht ai ndodhet në spital, pasi u plagos në atentatin e 1 nëntorit, teksa udhëtonte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, dhe shoferin e këtij të fundit, Andi Maloku.

Për ngjarjen, policia arrestoi të martën 34-vjeçarin Redjan Rraja, edhe ky një preson me precedentë penalë, ndërsa vijon aksionin në disa qytete të vendit për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit.

Pëllumb Muharremi është lakuar nga një sërë qytetarë për zaptim të pronave, madje është denoncuar në disa procese gjyqësore që kanë lidhje me pronat. Ai është gjithashtu i dyshuar si një ndër dhunuesit e biznesmenit libanez Faad Mitri, edhe pse nuk ka patur asnjëherë akuzë zyrtare ndaj tij për këtë çështje.



Skip to toolbar