Vidhte biçikletat e punonjësve, kapet hajduti

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka arrestuar një person të akuzuar për vjedhje biçikletash, të cilit i janë dokumentuar të paktën 7 raste, ndërkohë që dyshohet edhe për vjedhjen e zyrës së veteranëve. Sipas policisë, 40-vjeçari me iniciale D. Sh., banues në lagjen Nr. 6 Durrës është kapur gjatë operacionit “Stacioni”.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i një sërë vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit, ku një rast është regjistruar në korrik, 1 në gusht, 3 në shtator dhe 2 në tetor.

Po ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.

Vijon puna për dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar